Mirë se vini te Zambakët
Kujdesemi për çdo detaj nga ideja e parë deri në realizimin final për të sjellë hapësira funksionale, të bukura dhe të përshtatura për ju.
Zambaket sh.p.k. është një studio arkitekture dhe ndërtimi me seli në Istog - Republika e Kosovës, e përkushtuar në krijimin e hapësirave funksionale, moderne dhe estetikisht tërheqëse. Me një qasje inovative dhe një përkushtim të vazhdueshëm ndaj cilësisë, ne ofrojmë shërbime të specializuara në projektim arkitektonik, dizajn të brendshëm, ndërtim dhe mbikëqyrje teknike.
Në çdo projekt që marrim përsipër, qëllimi ynë është të ndërtojmë më shumë se thjesht objekte – ne krijojmë përvoja, komoditet dhe harmoni për klientët tanë. Puna jonë bazohet në kreativitet, profesionalizëm dhe respekt për detajet.
250+
Projekte të përfunduara
10
Vite experiencë
500+
Klient të kënaqur

Objekte shumëbanesore
Ky objekt shumëbanesor është rezultat i vizionit dhe përkushtimit të zyrës sonë të projektimit, ku funksionaliteti bashkohet me estetikën moderne. Projekti është konceptuar me theks të veçantë në komoditetin e banorëve, ndriçimin natyral, organizimin efikas të hapësirës dhe integrimin harmonik me mjedisin përreth.
Përdorimi i materialeve cilësore dhe zgjidhjet arkitektonike bashkëkohore sigurojnë një ambient banimi të qëndrueshëm, të rehatshëm dhe estetikisht tërheqës për një jetë urbane të balancuar.
Dizajne inovative
Restorant Montazh me Karakter Autentik Natyror
Ky restorant unik është ndërtuar tërësisht me materiale natyrore – dru të ngrohtë dhe gur dekorativ – duke sjellë një atmosferë të ngrohtë, mikpritëse dhe autentike. Struktura montazh e realizuar me kujdes kombinon elegancën moderne me traditën natyrore, duke krijuar një hapësirë që frymëzon qetësi dhe lidhje me natyrën.
Ideale për të shijuar ushqim të mirë në një ambient të veçantë, ky restorant është shembulli i harmonisë mes dizajnit bashkëkohor dhe qëndrueshmërisë ekologjike.


Ndërtime montazh
Kompania jonë është e specializuar në projektimin dhe ndërtimin e vilave montazh me cilësi të lartë, duke përdorur dru natyral dhe materiale të tjera të ripërdorshme. Ne besojmë në ndërtimin e qëndrueshëm dhe ofrojmë zgjidhje moderne, funksionale dhe miqësore me mjedisin për jetesën tuaj. Me një ekip profesionistësh të përkushtuar, ne realizojmë çdo projekt me kujdes maksimal dhe pasion.
Dizajne moderne
Hotel Bregdetar – Harmoni mes formës dhe natyrës
Një projekt që mishëron elegancën moderne dhe qetësinë bregdetare. Fasada ritmike me elemente druri dhe xhami krijon një lojë të dritës dhe hijes, ndërsa ballkonet e thelluara ofrojnë privatësi dhe pamje të hapura. Hapësira funksionale, tarraca të gjelbra dhe lidhje e natyrshme me ambientin rrethues – një dialog i qetë mes arkitekturës dhe detit.




































































































